Thaçi dhe Haradinaj e lënë pa mandat pozitën e kryeinspektorit të përgjithshëm në AKI

Aktuale

Thaçi dhe Haradinaj e lënë pa mandat pozitën e kryeinspektorit të përgjithshëm në AKI

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:14
AKI

Nga marsi i këtij viti, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka mbetur pa mbikëqyrje.

Kjo pasi që Kryeinspektorit të përgjithshëm të AKI-së i ka përfunduar mandati.

Ndërkohë, duket se institucionet përkatës nuk kanë bërë asnjë hap në drejtim të emërimit të kryeinspektorit të ri.

Krejt kjo, përkundër faktit që  ligji për Agjencinë e Inteligjencës, që precizon se Presidenti së bashku me Kryeministrin është dashur që ta emëronin Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Ndonëse kanë kaluar gati pesë muaj që kur Shkelzen Sopjani  përfundoi mandatin, këtë funksion nuk e ushtron askush.

Madje edhe komisioni parlamentar i AKI-së, ka kërkuar që ky post të mos mbetet boshe.

Sipas Faton Topallit, kryetar i komisionit AKI-së, pozita e kryeinspektorit është jashtë zakonisht e rëndësishme brenda Agjencisë së Inteligjencës.

Bile kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e Inteligjencës, alarmon se AKI po rrezikon të mbetet pa mbikëqyrje të brendshme.

Këtë gjasë e rrite edhe fakti që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

E dikush që merret me çështjet e sigurisë, thotë se kjo çështje nuk është zgjidhur shkaku i interferimeve politike.

Sipas Avni Islamit, kjo çfarë po ndodhë e denigron institucionin e AKI-së.

Ndërkohë, sipas ligjit për AKI, kryeinspektori i përgjithshëm është i obliguar që drejtpërdrejtë t’i raportojë kryeministrit.

Por, nga kjo zyre kanë preferuar të heshtin rreth pyetjeve se kur do propozohet emri i ri për postin e Kryeinspektorit të AKI-së, dhe se a kanë të drejtë të bëjnë kësi veprime tash kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Të heshtur para pyetjeve të T7 ka mbetur edhe Zyra e Presidentit, e cila nuk ka folur për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat