Edhe një ikje nga partia e Ramush Haradinajt.
I fundit i larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është anëtari i Këshillit Drejtues të AAK-së në Degën e Prishtinës Azem Metolli, përcjell Bota sot.
Metolli lajmin për largimin nga kjo parti e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se largimi i tij vjen duke u bazuar në zhvillimet e fundit politike.
Reagimi i Metollit:
I nderuar Kryetar i Deges se AAK-se ne Prishtine z. Mehmeti,
Te nderuar struktura te AAK-se,
Permes ketij njoftimi dua te beje publike largimin tim nga strukturat e AAK-se, vendim te cilen e kam marr duke u bazuar ne zhvillimet e fundit politike ne vend.
Ju falenderoj shume per bashkepunimin e deritanishem gjithe juve.
Me respekt,
Azem Metolli