Eqrem Kryeziu hap arkivën, tregon çka kishte biseduar me Sabri Hamitin për Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën

Aktuale

Eqrem Kryeziu hap arkivën, tregon çka kishte biseduar me Sabri Hamitin për Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:49
Eqrem Kryeziu

Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit nga radhët e LDK’së, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një bisedë me Sabri Hamitin në lidhje me Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën, njëri ish-kryetar i LDK’së e tjetri kryetar aktual i saj.

Kryeziu tregon se si Sabri Hamiti i kishte thënë se “Ti e solle Fatmirin në krye të LDK’së!”, derisa Kryeziu e pranonte këtë edhe nëse ishte akuzë, por gjithashtu ia kujtoi asokohe Hamitit – “ishe ti ai që e solle Isa djalin në krye të LDK’së”. Kryeziu kishte shtuar se tash mbetët të shihet vetëm se cili është dështak më i madh.

Hamiti i kishte replikuar Kryeziut “Ja, vallaha, ja!”, shprehje kjo që do të thoshte se e privonte Kryeziun përgjithmonë për krahasime të tilla.

Postimi i plotë i Kryeziut:

À propos

Sabri Hamiti

Perënduar atëbotë epoka e Fatmir Sejdiut në LDK dhe filluar tashmë periudha e Isa Mustafës, Sabri Hamiti më thotë, jo pa një dozë të fortë qortimi:

“Ti e solle Fatmirin në krye të LDK-së!”

“E pranoj sheshazi edhe po qe se është  akuzë. Nga ana tjetër, duke qenë se ti e solle Isa djalin në krye të LDK-së, ka mbetë të shihet se kush do të jetë dështak më i madh.”

Papandehur Sabriu ngriu me një shikim të papërcaktuar në largësi. Dukej mirëfilli se kalkulonte në mendje për sa i fola, pastaj tha me një ton kategorik:

“Ja, vallaha, ja!”

Ishte një shprehje ultra lokale që do të thoshte se më privonte përgjithmonë të bëja krahasime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat