PDK nuk e donte dorëheqjen e Haradinajt

Aktuale

PDK nuk e donte dorëheqjen e Haradinajt

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:51
Enver Bytyçi

Kanë qenë ditë të rëndësishme këto të fundit për Republikën e Kosvës, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj u nis për në Hagë, ku është thirrur sërish për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë dhënë për A2 CNN në dhjetor të vitit të kaluar, Haradinaj është shprehur i vendosur në qëndrimet e tij, sidomos ndaj Serbisë, duke mos pranuar të heqë taksën mbi mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, me 100% të vlerës së tyre. Për Enver Bytyçin, ekspert për çështjet rajonale, “I Ftuari” i Endri Xhafo, me këtë thirrje të re, Haradinaj po vuan pikërisht pasojat e qëndrimeve të tij, edhe pse akuzat ndaj tij janë sajesa. “Ato që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve të fundit janë “dejavu” pasi të njëjtat situata, i njëjti presion është përsëritur disa herë dhe i ka ndarë palët politike në dy kampe”, tha Bytyçi.

Megjithatë, për Bytyçin, Haradinaj dha dorëheqjen në momentin më të papërshtatshëm, sidomos për rivalët e tij, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin. “PDK është më e painteresuara për zgjedhje të parakohshme, për shkak të kapitalit politik që ka zoti Haradinaj dhe kapitalit të tyre ta pakët politik. Ai dha dorëheqjen për të mos shkuar si Kryeministër në Gjykatën Speciale, por ata që e dërguan atje duhet të dinin që ai e ka dhënë një herë dorëheqjen dhe do ta bënte prapë”, tha Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat