Zyrtari parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

Aktuale

Zyrtari parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 11:02
Zyrtari parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

Zyrtarët shtetëror po vazhdojnë që t’i keqpërdorin veturat zyrtare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një prej parkingjeve në vend.

Një veturë 3Z është parkuar në vendin që është i rezervuar për personat me nevoja të veçanta.

Vetura që mban target 3Z-264-06 ka qëndruar e parkuar në këtë hapësirë, ani pse nuk ishte e dedikuar për të. Ende nuk dihet se cilit zyrtar i përket kjo veturë.

Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që zyrtarët e shtetit i keqpërdorin veturat zyrtare. Media ka raportuar para disa muajve se si një zyrtar e kishte përdorur veturën zyrtare për t’i shuar epshet e tij. Poashtu, një zëvendësministër ishte parë i shtirë në veturë zyrtare e duke u çlodhur, derisa këtë veprim të tij e kishte arsyetuar me shkaqe shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat