Kadri Veseli: Ushtria e Republikës së Kosovës e domosdoshme për stabilitetin në rajon

Aktuale

Kadri Veseli: Ushtria e Republikës së Kosovës e domosdoshme për stabilitetin në rajon

Nga: V.R Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:28
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se Ushtria e Kosovës është element I domosdoshëm për stabilitet jo vetëm për Kosovën po edhe për rajonin në tërësi.

Ai, tha se Kosova nuk ka formuar ushtri për shkaktuar kriza po për të mirëmbajtur paqen duke ruajtur territorin dhe kufijtë e vendit.

Postimi plotë I tij:

Ushtria e Republikës së Kosovës është element i domosdoshëm për stabilitet jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë rajonin. Ne nuk e kemi formuar ushtrinë për të shkaktuar kriza, por për të mirëmbajtur paqen duke ruajtur territorin dhe kufijtë e vendit tonë të shenjtë. Kosova tani ka një ushtri profesionale dhe të gatshme për t’u rreshtuar përkrah ushtrive më elitare të NATO-s. Zotohem se do të rrisim buxhetin e ushtrisë e bashkë me të edhe nivelin e sigurisë në mënyrë që të mbajmë larg çdo cenim të mundshëm. Ky veprim është pjesë e projektit tonë të pandalshëm për ndërtimin e një Kosove të zhvilluar, pa korrupsion, pa nepotizëm dhe me më shumë mundësi për rininë tonë. Vetëm një Kosovë me perspektivë të tillë e ka të sigurt rrugën e saj drejt BE-së dhe instancave tjera veri-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat