Loshi godet komandantët e UÇK-së: Të luftosh për vendin e pastaj ta plaçkitësh atë, patriotizëm interesant

Aktuale

Loshi godet komandantët e UÇK-së: Të luftosh për vendin e pastaj ta plaçkitësh atë, patriotizëm interesant

Nga: V.R Më: 9 gusht 2019 Në ora: 14:45
Liri Loshi

Liri Loshi, publicist i njohur, ka thënë se të luftosh për vendin e pastaj ta plaçkitësh atë është njëfarë patriotizmi interesant që, sipas tij, pasardhësitë, gjegjësisht nipat dhe mbesat nuk do ta kuptojnë. Për arsye se kur erdhën ata në jetë, atdheu ishte i çliruar.

Postimi plotë i Loshit:

Lufto për vendin tënd një vit e pastaj kthehu e plaçkite atë tërë jetën, është njëfarë atdhetarizmi interesant, të cilin fëmijët tanë, as nipat e mbesat nuk mund ta kuptojnë dot. Sepse, kur ata erdhën në jetë atdheu ishte i çliruar dhe s’kishin si t’i përjetonin kontributet e njerëzve për liri. Por kontributet e tyre për plaçkitjen e atdheut i panë çdo ditë me tërë vrazhdësinë e tyre që nga ditët e para e deri më sot! Hajnia me luftën për çlirim kanë vetëm një element të përbashkët: guximin. Por guximi për liri është guxim konstruktiv, kurse guximi për hajni është guxim destruktiv. A t’u themi fëmijëve dhe nipave e mbesave tona se në luftën tonë për liri kishte udhëheqës destruktivë?! Jo, jo s’ka nevojë t’u themi asgjë. Ata dhe ato, të gjitha do t’i mësojnë vetë, madje edhe më mirë se sa mund t’ua themi ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat