Kritikohet Halil Kastrati: Në mëngjes kërkon para për të varfrit, në mbrëmje ushqen milionerët

Aktuale

Kritikohet Halil Kastrati: Në mëngjes kërkon para për të varfrit, në mbrëmje ushqen milionerët

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 15:46
Halil Kastrati mbrëmë me Kadri Veselin, Sami Lushtakun dhe Bekim Jasharin

Aktivistja e njohur nga Kosova, Zana Avdiu, ka reaguar ndaj një veprimi të humanistit, Halil Kastrati

Ky i fundit ftoi mbrëmë, në dasmën e djalit të tij, disa politikanë milionerë.

Avdiu në fund të shkrimit i ka parashtruar një pyetje Kastaratit se në cilën parti po shkon:- PDK apo AKR?

Postimi i plotë në Facebook:

Halil Kastrati në mëngjes kërkon para për të varfrit, në mbrëmje i ushqen milionerët- ata që e krijuan këtë varfri

Profeti Muhammed ka thënë që prijësit fetare me të këqij janë ata të cilët shoqërohen me udhëheqës politikë.

Pastaj porosia tjetër që e jep profeti Muhammed e cila shkon kryekeput kundër veprimit të këtij hoxhe është: Ushqehuni sikur të jeni një udhëtar, mos shkoni në festa të të pasurve dhe veshjen mos e konsideroni të vjetër derisa mund ta qepni.

Të njëjtën gjë e kërkon ajeti kuranor, me plakun e verbër dhe të varfër, që profeti Muhammed pa dashje e neglizhon, duke u dhënë përparësi liderëve të Mekës. Kjo është nga herat kur Zoti e kritikon më së rëndi profetin.

Në cilën anë po qëndron imami i famshëm Halil Kastrati? Ne atë cka promovon islami apo në atë cka e ndalon?

Halil Kastrati meqë veprimtarinë e tij e ka zhvilluar, kinse mbi baza të fesë islame, atëherë ai së paku parimet bazë ishte dashur t’i zbatonte. Nëse ai është besimtar si pretendon, atëherë në ato tavolina të dasmës do të duhej t’ ishin ata njerez të cilëve u janë ndërtuar shtëpitë. Kështu ai do t’ u tregonte atyre se ata janë me vlera dhe nuk kanë se pse të turpërohen dhe do ta respektonte porosinë e profetit që kërkon të shoqërohemi me të varfrit dhe të dobëtit. Por Halili e bëri të kundërten, i ftoi milionerët, ata të cilët janë përgjegjës për varfërine e atyre që kinse ky u ndihmon.

Perderisa është ndaluar t’ u shkohet në festat luksoze të të pasurve, imagjino sa e ndaluar është ta bësh ti një të tillë dhe t’i ftosh ata aty. Një festë ultraluksoze, me njerëzit më të pasur, me oligarkët më të mëdhenj të vendit dhe me njerëzit e dyshuar për krime, ishte dasma e djalit të imamit të famshëm. Bravo!

Po e njëjta gjë ndodh edhe me iftaret që i organizojnë prijësit fetarë dhe xhamitë, në të cilat asnjëherë nuk ftohen të varfrit, minoritetet, gratë. etj etj. Por, në secilën tavolinë të tyre i ke po këta që i ka ftuar Halili në dasmën e djalit të tij.

Kjo është arsyeja pse feja në ditët e sotme ështe kthyer në një sistem të shtypjes dhe të ligës, sepse prijësit fetarë e interpretojnë vetëm në interesa të tyre. Feja momentalisht i mbron të pasurit, të fortëtn, shtypesit dhe i shtyp të varfrit, të margjinalizuarit dhe të diskriminuarit.

Vetëm shihi besimtarët ku asnjëherë nuk kërkojnë që të zbatohet feja e tyre per imam, për burra, për liderë dhe të pasurit, por zoti dhe feja e tyre vlen vetëm kur është kundër grave, LGBT-së, etj. Sipas prijësve fetarë dhe atyre që i ndjekin ata, asnjëherë nuk ndodh ndonjë tërmet apo nuk afrohet kijameti për shkak të vrasjeve, femijëve lypsarë, fundosjen e refugjatëve, përdhunimeve, trafikimit me njerëz, abuzimeve, skllavërimit me njerëz, analfabetizmit, korrupsionit etj etj., por kijameti ndodh nëse ndonjë grua i zbulon gjunjët apo mos po martohen dy burra. Kjo e tregon qartë hipokrizinë e tyre, të cilat ato cka janë bazë e fesë i injorojnë dhe fenë e përdorin vetëm aty ku u konvenon atyre.

Po t’ ishte feja kësisoji, profeti nuk do t’ ishte Muhammedi por Ebu Xhehli.

Të kthehemi edhe njëherë te Halili, ku fillimisht është parë se është një arrogant. Dhe më se miri këtë e tregon mënyra se si “ia fali gjynahet” Naim Abazit, ku i tha se të gjithë njerëzit gabojnë dhe ia falë. Pastaj si duket veprimtaria e tij me shumë është me i ndalë njerëzit prej revoltës kundër miqve të tij që i ka ftuar në dasmë, sesa t’ u ndihmojë

Dhe krejt në fund dua t’ia bëj një pyetje Halilit: A po shkon në PDK apo në AKR?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat