Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat: Ja çfarë po bën PDK-ja vetëm për të mos shkuar në zgjedhje

Aktuale

Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat: Ja çfarë po bën PDK-ja vetëm për të mos shkuar në zgjedhje

Nga: A.ZH Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:37
Kadri Veseli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, është e gatshme për të votuar qeverinë e re edhe pa ta, vetëm për të mos shkuar në zgjedhje.

Ai ka thënë se PDK-ja është e tmerruar nga humbja e vitit 2017 dhe për këtë po “kërkon një fije kashtë për të shpëtuar”, përcjell Bota sot.

Sipas Avdylit, PDK-ja këtë po e bën vetëm për të ruajtur pushtetin e padukshëm të emëruar e të kapur nga ata.

Ai ka paralajmëruar se kjo gjë shton optimizmin që në vjeshtë po fillon e epokën e re të ndryshimit me LDK-në në Qeveri.

Reagimi i Avdylit:

Po flitet në Qarshinë e Prishtinës që PDK janë të gatshëm, që të votojnë Qeveri të re edhe pa PDK veq në zgjedhje të mos shkojmë.

Ky është argument që ora e ndryshimit të madh po vjen dhe qytetari tani ka vendos për së mbari.

Si duket këtë PDK e ka kuptuar, dhe po kërkon një fije kashtë për të shpëtuar .

Në 2017 të tmerruar nga humbja, 5 para 12 dhanë postin e KM një partie të vogël e tash duan të japin tërë Qeverinë.

Shtrohet pyetja po si është e mundur një Parti hyn në treg për të marrë Qeverinë të jep mandatarin etj, e pse egziston pra si Parti.

Përgjigjja është e thjeshtë ata japin tërë pozitat e larta me kushtin për të ruajtur pushtetin e padukshëm të emëruar te kapura nga ata, e që paraqesin pushteti real në shtet . Këto janë të ashtuquajtura pozita civile, borde ndërmarjesh, drejtorë ndermarjesh e nëpër ministri, kryeshefë, këshilla prokurial e gjyqësor, këshilla e sekretar ministror ,agjencione etj. Të gjithë këta të zgjedhur , me konkurse të rregullta por të vendosur nga telefonatat PRONTO. Vend për gabim, për të rënë në kurthin e PDK- së ska, prandaj kjo na shton optimizmin që ky vend në vjeshtë po fillon e epokën e re të ndryshimit me njerz të rinj të pakorruptuar, të vendosur për të mos iu përkul asnje joshje për perfitim personal nga Partitë që janë pergjegjëse për këtë kapje të shtetit. E LDK ka njerzit e duhur , që këto vite kanë treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri për të mos u thyer në kauzën e të bërit Kosovën vend më mirë , duke shporrurr nga pushteti ata që zhvatën, degraduan dhe shkatërruan vlerat qytetare të ketij vendi. Vjeshta do jetë koha e largimit të atyre thënë popullorqe që nuk iu erdh marre ta vjedhin shpinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat