Sekretari i AKR’së: Do t’i fitojmë 10%, pak gjasë që të bëjmë koalicion me PDK’në

Aktuale

Sekretari i AKR’së: Do t’i fitojmë 10%, pak gjasë që të bëjmë koalicion me PDK’në

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:51
Vesel Makolli

Aleanca Kosova e Re është e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme që duket se janë në prag.

Vesel Makolli, sekretari i kësaj partie, ka thënë se jo vetëm që do ta kalojnë pragun, por do të fitojnë rreth 10%.

“Ne në start jemi për të garuar vetëm. Jemi aktiv sepse zgjedhjet i kemi pritur çdo moment. Jemi modest, më shumë po punojmë, më pak po flasim”, ka thënë Makolli në Klan Kosova.

“Po qëndrojmë mirë në çdo degë dhe nëndegë – kemi prurje të reja, ka entuziazëm. Pragun s’e kemi problem – sipas disa analizave të brendshme që i kemi bërë, ne do të fitojmë diku rreth 10%”.

Sekretari i AKR-së, tutje ka thënë se për interesin e vendit ata janë të gatshëm të hyjnë edhe në koalicione parazgjedhore.

“Vijat e kuqe i kemi larguar prej përdorimit. Ndoshta kemi parti të dëshirueshme dhe më pak të dëshirueshme – PDK është më pak e dëshirueshme për ne”.

“Do të shikohet interesi i jonë, por edhe i vendit – do të ofrohemi me ato parti që kemi simetri më të madhe, por gjithmonë duke pasur interesin e shtetit mbi të gjitha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat