Matoshi: Haradinaj rikthehu sovranit, tavolinen e devijuar të bisedimëve në Bruksel

Aktuale

Matoshi: Haradinaj rikthehu sovranit, tavolinen e devijuar të bisedimëve në Bruksel

Nga: M.H Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:02
Halil Matoshi dhe Ramush Haradinaj

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar që Haradinaj është një lider i baraspeshave. Matoshi shkroi që Haradinaj, riktheu sovranin nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel dhe për këtë po frikësohen edhe partitë e deridjeshëm:

Postimi i plotë

Haradinaj, lider i baraspeshave të reja

Pas dorëheqjës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, u vërtetua se ai ishte njeri i baraspeshave të brendshme politike dhe ekuilibrave të jashtëm diplomatik, i cili vendimarrjen për Kosovën ia riktheu sovranit nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel dhe këtë tashmë po e dëshmon frika e partnerëve të deridjeshëm, habia e opozitës dhe heshtja e ndërkombëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat