Pantina i reagon deputetit të VV-së që i quajti tradhtarë: Unë hedha gaz rrezikova burgun, ti nuk e bërë për shkak të rrogës 5500 euro - Bota Sot
Pantina i reagon deputetit të VV-së që i quajti tradhtarë: Unë hedha gaz rrezikova burgun, ti nuk e bërë për shkak të rrogës 5500 euro

Aktuale

Pantina i reagon deputetit të VV-së që i quajti tradhtarë: Unë hedha gaz rrezikova burgun, ti nuk e bërë për shkak të rrogës 5500 euro

Nga: G.B Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:07
Shqipe Pantina

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, i ka reaguar deputetit të VV-së, Besnik Bislimit, i cili i ka quajtur tradhtarë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se në ditën kur Thaçi u zgjodh president, ajo gjuajti gaz lotsjellës për herë të dytë, derisa Besniku nuk pranoi ta bënte dhe ta rrezikonte rrogën prej 5500 euro në muaj, ndërsa ajo rrezikoi burgun, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se u bë deputet pasi mori vota për shkak që pati numrin e partisë, duke shtuar se do të shohim se si do t’i ketë VV 32 deputetë këtë mandat.

Postimi i tij i plotë:

Edhe Besniku (Bislimi) po na quan trathtare? Per here te dyte ( ne diten kur eshte zgjedh Thaci President) une kam hedhur gaz lotesjelles sepse Besniku nuk pranoj ta bente ( kishte mbetur i vetmi pa e bere), nuk e rrezikonte dot rrogen prej 5500 euro ne muaj, e une rrezikova dhe burgin per LVV. PSD-se i kerkon te garoj e vetme ne zgjedhje por ai vet u perfshi ne liste te deputeteve vetem duke qene numer 5 qe i munsesonte fitoren e sigurt si deputet, ndersa ne komunen e Prishtines ku vertet do mund te kontribonte si Drejtor nuk qendroj as per dy muaj. E le te shohim si e vetme ne zgjedhje a do i marr LVV 32 deputete. Besniku se fundi pranoj te behet nenkryetar i nje subjekti te majt e ne anen tjeter hartoj program per nje parti krejtesisht te djatht, ( epo 60 mije euro nuk jane pak. Pse jo do thoshte dikush). Si deputet i LVV e shkoi per me shume se kater muaj ne SHBA per arsye private, pra interesi personal me i rendesishem se pergjegjesia publike.
Sic do thoshte nje kolege e partise se tij, kjo nuk mund te quhet ndryshe perveq hipokrizi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...