Pasurohet politika e Kosovës, Kushtrim Ajvazi i bashkohet LDK-së

Aktuale

Pasurohet politika e Kosovës, Kushtrim Ajvazi i bashkohet LDK-së

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:49
Kushtrim Ajvazi

Ekonomia është baza mbi të cilën ndërtohet shteti. Jo rastësisht pesha e shteteve më të fuqishme bazohet në kapacitetin e tyre të prodhimit. Kjo tregon se sa e rëndësishme është prania e eksperteve të ekonomisë në institucionet e Kosovës.

 

Jo rastësisht, tasht së fundmi, politika kosovare është pasuruar edhe me njërin ndër ekspertët më të njohur të financave dhe taksave, Kushtrim Ajvazin. Ai para disa javëve ka zyrtarizuar aderimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Ajvazit ka ardhur koha që bagazhin e tij profesional e intelektual ta zhvendosë në nivelin e vendimarrjeve të cilat do ndikonin direkt në jetën e qytetarëve.

Por, kush është Kushtrim Ajvazi? Një emër sigurisht se i njohur në sferën e kontabilitetit dhe financave por jo edhe në atë të politikës. Një ndër studentët me të përgatitur në fushën e kontabilitetit dhe financave që ka njohur Fakulteti Ekonomik, aftësite e të cilit sigurisht se tërhoqen edhe vëmendjen e stafit të profesorëve. Krahas studimeve, Ajvazi qysh në nivelin bachelor filloi të mbante edhe mesime shtesë për kolegët e studimeve. Këtu edhe filloi rrugëtimi i tij profesional tash e 11 vite në sferën e kontabilitetit dhe financave.

Sot ai është ndër kontabilistet që zotëron punën e kontabilitetit dhe financave në kompanitë më të fuqishme vendore dhe me kapacitet prodhues edhe jashtë Kosovës. Ai e njehë më së miri nevojën e tregut dhe sektorit privat.

Kushtrim Ajvazi me prejardhje është nga fshati Sllatinë e Epërme, Komuna e Vitisë. Ai rrjedh nga një familje intelektuale dhe me pervojë mbi 25 vjeçare në biznes.

Gjatë karierës së tij në fushën e ekonomisë ai ka kryer edhe funksionet: Kryetar i Shoqatës së Afaristëve në zonën e biznesit në Gracanicë dhe anëtar i bordit në Odën e Afarizmit të Kosovës.

Si ekonomist ai ka qenë shumë herë edhe zë i fuqishëm i nismave ligjore, si mysafir në televizione duke analizuar situatat nëpër të cilat ka kaluar ekonomia e Kosovës.

“Mendoj se Kosova ka nevojë për të rinjë të cilët duan të kontribuojnë dhe që e kanë energjinë e nevojshme, vullnetin e deshirën për të punuar në të mirë të zhvillimit të shtetit. Jam entuziast dhe i përkushtuar që përvojën time profesionale ta shkrijë aty ku shteti im ka nevojë, posaqërisht tek sektori prodhues. Kosovën e presin ditë shumë më të mira, së bashku do ta sjellim ndryshimin dhe ndryshimi e mban emrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shprehet Ajvazi.

Ardhjet e reja në politikë siç është Kushtrim Ajvazi, janë shpresa e këtij vendi. Profesionist, i përkushtuar dhe shumë serioz kur bëhet fjalë për çështjet e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Vendi ynë ka nevojë për një profesionist si Ajvazi, kurse këtij të fundit duhet t’ia japim mundesinë dhe nderin që t’i shërbejë vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat