Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet në KQZ me Ilir Gashin.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, vetë Gashi, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se është nder për të që është propozuar nga kryetari i partisë, Kadri Veseli.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Nder dhe privilegj, që me propozim të Kryetarit Z. Kadri Veseli, bëra betimin si anëtar i KQZ-së, para Presidentit të Republikës së Kosovës,
Z. Hashim Thaçi!
Betohem!.