Ramushi i bën 80 kilometra në majat më të larta shqiptare dhe kthehet në Prishtinë

Aktuale

Ramushi i bën 80 kilometra në majat më të larta shqiptare dhe kthehet në Prishtinë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 19:58
Ramushi i bën 80 kilometra në majat më të larta shqiptare dhe kthehet në Prishtinë

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një shëtitje të gjatë në malet shqiptare. Në një postim në rrjetin social Facebook, alpinistja shqiptare, Arineta Mula, ka njoftuar se në një rrugëtim në Bjeshkët e Nemuna, i është bashkangjitur edhe Ramush Haradinaj.

Ajo ka njoftuar se ata kanë bërë ecje 80 kilometra në “Alpet Shqiptare”, të cilat njihen edhe për majat e thepisura e me temperatura të larta.

Mula ka shkruar se rrugëtimi i tyre ka filluar më 6 gusht ku janë nisur nga parku kombëtar i Valbonës dhe ka përfunduar më 9 gusht në majën e Trekufirit e cila bashkon Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ajo në fund e ka falënderuar kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn duke e cilësuar si njeri të thjeshtë që kontribuon për turizmin malorë. 

Postimi i Plotë

Një rrugëtim katër ditor nëpër Bjeshkët e Nemuna “Alpet Shqiptare” shtigje malore që kalojnë përmes territorit të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kësaj radhe vlerën e këtyre shtigjeve malore ja shtoj z.Ramush Haradinaj ku bashke me gjithë ekipin me sukses arritën që përgjatë këtyre ditëve të ecin gjithsej 80km duke u ngjitur poashtu në majat më të njohura me terren të vështirë e të thepisur e me temperatura të larta duke kaluar gjithsejt 5600m total të ngjitjeve.

6 gusht: Nijsa nga parku kombëtar Valbona përmes lugut të Valit ngjitem me sukses majën Jezercë 2694m e cila është maja më e lartë në Alpet Shqiptare ndërkaq e shtata në Ballkan.

Zbritem në një terren shumë të thepisur ashtu siç njihet edhe si i rrezikshëm deri në Vuthaj.

7 gusht: Nga Vuthaj u ngjitëm deri te qafa Borit kufiri mes Shqipërise dhe Malit te Zi. Prej aty vazhduam dhe ngjitëm me sukses majen Kollata e Keqe 2534m që njihet si maja me e lartë në Mal te Zi. Zbritëm përsëri te qafa e Borit dhe vazhduam ecjen në Çerem.

8 gusht: Nga Çeremi realizuam ecjen e bukur deri në Doberdol.

9 gusht: Nga Doberdol u ngjitem shpatit perballë dhe ngjitem me sukses majën e Trekufirit 2354m që është pika bashkuese mes tri shteteve: Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Prej këtu vazhduam dhe ngjitem gjithë kurrizoren përmes kreshtave natyrale qe ndajnë Kosovën dhe Shqipërine duke ngjitur Majen Bogiçaj 2405m, Ram Aruçit 2358m, Qafa Ali Çelës 2284m, maja e Bardhë (Bard) 2394m, Gusanin 2453m dhe ngjitja jonë e fundit ishte maja Gjeravicë 2656m e cila radhitet si e dyta në Alpet Shqiptare. Zbritem dhe përfunduam ecjen në Gropë të Erenikut.

Jam jashtezakonisht e lumtur të ndaj këtë rrugëtim me një ekip prej 18 persona të cilët dëshmuan që vështirësitë tejkalohen dhe ndihesh plot siguri sepse u kujdesun për njëri tjetrin në çdo hap të ecjes nëpër kurrizore, kreshta, zbritje në gurë sa te mëdhenj e të lëvizshëm.

Një falemnderim të veçant për mikpritjen e jashtezakonshem të butinave në Vuthaj bujtina Vucetaj, në Çerem Kujtim Goçi, në Doberdol Bashkimi Memia.

Jeni duke bë një punë të jashtëzakonshme sepse i keni hap dyer edhe gjithë botës.

Z.Ramush Haradinaj falemnderit që këto ditë përshkove këmbë këto kilometra e ngjite këto male me thjeshtësinë tënde e mbi të gjitha dhe nje kontribut për turizmin malor nëpër bujtina dhe lokalet të cilat janë të vendosura përgjatë shtigjeve malore.

Shijoni disa fotografi të këtij rrugëtimi të paharruar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat