Këshilltari i Pacollit: Pse nuk reagoi bashkësia ndërkombëtare pas lirimit të kriminelit serb?

Aktuale

Këshilltari i Pacollit: Pse nuk reagoi bashkësia ndërkombëtare pas lirimit të kriminelit serb?

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:59
Miodrag Sholaja

Jetlir Zyberaj, shef i kabintetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se Serbia e ka liruar nga burgu 3 vjet më herët Miodrag Sholaja të grupit famëkeq paramilitar serb ‘Scorpions’ që u dënua për vrasjen e 14 civilëve në Besianë gjatë luftës në Kosovë, përfshirë 7 fëmijë në oborrin e një shtëpie.

“Akt i turpshëm nga shteti serb. Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja’s, por edhe heshtja e bashkësisë ndërkombëtare dhe të delegacionit të BE në Beograd. Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe glorifikojen nga qeveria e Aleksander Vucic dhe e Ana Brnabic për krimer e kryera”, thotë Zyberaj.

Sipas tij, Kosova do ta ngre këtë çështje në nivelin më të lartë dhe gjithashtu gjyqësori ynë duhet të jetë aktiv për të kërkuar masa për të sjellë kriminelët serbë të luftës para drejtësisë së Kosovës.

“Ne jemi të vetmit që mund t’i sjellim drejtësi familjeve të viktimave të shkaktuara nga ideologjia nacionaliste e sëmurë serbe e Serbisë së Madhe”, ka shkruar në fund Zyberaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat