Kryetari Mustafa uron festën e Kurban Bajramit

Aktuale

Kryetari Mustafa uron festën e Kurban Bajramit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:51
Isa Mustafa

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Vlerat e festës së Kurban Bajramit manifestohen përmes devotshmërisë, solidaritetit, tolerancës dhe bartin porosinë  e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.

Festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë për t’i bashkuar familjet tona dhe të reflektojmë ndjenjën fisnikëruese shpirtërore.

Më shumë besim dhe mirëkuptim, me fat Kurban Bajrami!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat