Haradinaj: Përulemi me nderim dëshmorëve para sakrificës së tyre sublime

Aktuale

Haradinaj: Përulemi me nderim dëshmorëve para sakrificës së tyre sublime

Nga: M.H Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në këtë ditë feste ka kujtuar dëshmorët e Dukagjinit duke shkruar që gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë:

Postimi i plotë

Gushti i vitit 1998, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës. Ofensiva ishte e ashpër, por vullneti për liri, deri në vetëflijim, ishte mbizotërues. Sot, kujtojmë dëshmorët që u flijuan përballë armikut, Orhanin, Enverin, Naimin, Arbenin e Halilin nga Gllogjani, Maxhunin e Gëzimin nga Irzniqi, Artanin nga Rakoci, Naserin nga Kodralia, Nexhatin nga Baballoqi dhe Hasanin nga Nivokazi. Gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë. Përulemi me nderim para sakrificës së tyre sublime.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat