Daniel Serwer: "Daçiqi po bën armiq, në Amerikë ai nuk është aspak i mençur"

Aktuale

Daniel Serwer: "Daçiqi po bën armiq, në Amerikë ai nuk është aspak i mençur"

Nga: Beqir Sina Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:38
Daniel Serwer

WASHINGTON DC.: Analsiti amerikan Daniel Serwer tha dje se deklarata e fundit e Shefit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç për organizimin e serbëve në SHBA për t’i dhënë mbështetje fushatës së zgjedhjeve në SHBA për Presidentin Trump nuk është "aspak e mençur", njofton media amerikane , raporton Bota sot nga New York.

"Natyrisht, Daçiç mendon se ka miq në administratën aktuale dhe dëshiron t'i mbështesë ata. Por nuk është gjithçka që ai ka arritur sepse ai së pari duhet të sigurojë që kushdo që është presidenti i SHBA nga Republikanët apo Demokratët duhet të merren në konsiderat nga Daçiqi, dhe komuniteti serb ngaqë deklerata të tilla jo një herë por shpesh herë krijojnë armiqësi ndaj njërës anë në Washington dhe kështu për Serbinë, nuk ka pse të jetë një armik. Kështu që Shefi i diplomacisë serbe me deklaratën e tij “Nuk ishte aspak mençur , ”paralajmëroi Serwer.

Eksperti amerikan për Çështjet e Ballkanit Daniel Serwer shtoi se "është një gabim i madh të tregosh një aleancë ose mbështetje me njërën ose tjetrën parti politike amerikane, sepse gjithmonë ekziston një mundësi reale e një ndryshimi të pushtetit" në SHBA.Pra, nëse e bëni këtë, atëherë duhet të jeni të përgatitur të prisni pasoja nëse një parti që nuk i përkrahët fiton", përfundoi Serwer.

Sipas fjalëve të Serwer, kjo deklaratë do t'i bënte amerikanët më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për çështjen e ndikimeve të ndryshme në procesin zgjedhor gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Ish-zyrtari i Pentagonit përgjegjës për Ballkanin Michael Carpenter kritikoi deklaratën e Daçiç, duke e perceptuar atë si ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA.

Daçiç deklaroi këtë javë se ai do të organizojë serbët që banojnë në SHBA për të zyrtarizuar mbështetjen e tyre për Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Daçiç pretendoi se si Ministër i Jashtëm, ai do të "organizojë zyrtarizimin e mbështetjes për Trump në zgjedhjet e ardhshme".

"Nëse e bëjmë me zgjuarsi, nëse i bashkojmë ato vota, ne do të krijojmë një pozitë më të mirë me administratën e re", tha Daçiç për "Srpski Telegraf", duke shtuar se 650,000 serbë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Daçiç shtoi se e njëjta gjë është bërë nga shqiptarët, kur bashkuan votat e tyre nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat