Serbia po luan lojë propagandistike duke e paraqitur Kosovën si problematike në lëvizje të lirë

Aktuale

Serbia po luan lojë propagandistike duke e paraqitur Kosovën si problematike në lëvizje të lirë

Nga: M.H Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Kryetari ashtuquajturës Komision Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ditë më pare ka vazhduar me provokimet e tij duke thënë se qytetarët serbë në Kosovë mund të shkojnë vetëm me letërnjoftime.

Drecun, ka porositur qytetarët serbë se nëse shkojnë në Kosovës nuk u duhen fare pasaportat për të hyrë në territorin e Kosovës. Deklarata e tij vjen pas raportimeve nëpër media se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për të mos i njohur pasaportat serbe kur qytetarët e Serbisë hyn në Kosovës.

Këto deklarata që po ipen çdo ditë e më shumë po rrisin nxitjen mes qytetarëve dhe krerëve poltikë të dy shtetëve. Lidhur më këtë çështje analisti dhe juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që ka pasur propaganda serbe se në Kosovë nuk iu është lejuar hyrja në territorin e Kosovës dhe se nuk duhet të ketë kufizime në lëzvizjen e lirë të njerëzve.

“Ka pas informata kontradiktore rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve apo shtetasve serbë, ka pas propagandë serbe se në Kosovë janë ndaluar të hyjnë në territorin e Kosovës. Nëse vendosen kufizime atëhere është diçka tjetër, konsiderojë se kjo lojë serbe propagandistike duke e paraqitë Kosovën si problematike në lëvizjen e lirë të mallërave dhe e njerëzve, kjo nuk duhet të jetë problemë pra liria e qarkullimit., qindra shtetas shqiptar vijnë nga shtetet perëndimore, dhe për çdo ditë ka hyrje e dalje të qytetarëve të dy shtetëve.

Image
Blerim Burjani

Pra ideja serbe është propagandistike , normal se nuk duhet në asnjë mënyrë të këtë kufizime në levizjën e lirë të njerëzve kjo nuk ka kuptim fare, po që vendosen restrikcione të tillë atëhere mund të këtë tensione të padëshiruara”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat