Thirrja e fundit për LDK-në dhe VV-në: Paralajmërohet se vetëm të bashkuar mund ta ndalin një të keqe të madhe

Aktuale

Thirrja e fundit për LDK-në dhe VV-në: Paralajmërohet se vetëm të bashkuar mund ta ndalin një të keqe të madhe

Nga: N.H Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:36
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Një koalicion mes LDK-së së Isa Mustafës dhe VV-së së Albin Kurtit, po shihet si mundësia e vetme që të ndalet përfundimisht hovi i PDK-së së Kadri Veselit.

Një gjë të tillë e sheh prof. Dr. Binak Maxharraj, sipas të cilit vetëm të bashkuara dy paritë më të mëdha opozitarë mund, “ta heqin nga barra një parti të keq korruptive,skandaloze me afera të shumta e deri në shkatërrim të shtetit”.

Mirëpo, në postimin e tij në Facebook, Maxharraj ka dyshime për LDK-në e Isa Mustafës, për të cilën thotë se edhe me tej ka nostalgji për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Thjeshtë ju të LDK në këtë moment nuk jeni ne nivel të situatës nëpër te cilën po kalon vendi për ta heqë nga barra një parti të keq korruptive, skandaloze me afera te shumta e deri në shkatërrim të shtetit”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i plotë:

NOSTALGJIA E LDK PËR PDK?!

Image
Binak Maxharraj

LDK thotë se ekziston vullneti i dyanshëm për një bashkëpunim të mundshëm midis LDK dhe LVV, por shton se kanë dallime substanciale.

Shumë bukur.Në çdo parti ka dallime qofshin ato te djadhta apo të majta,por kur është në pyetje interesi madhor për shtetin nuk ka dallime substanciale siç thotë Hoti.Nuk ka dallim substancial kur duhet me e qitë jashtë loje lojtarin e keq PDK qe për te gjitha këto vite e shkaterroi shtetin.

Po,pse Ju të LDK nuk patët dallime substanciale me PDK në shumë pika por iu bashkuat asaj edhe përkndër deshires se anëtaresis dhe elektoratit,pse nuk paten dallime subsatanciale kur ia batë argatin e dreqit PDK për me humbë Çakorrin.për Asociacionin.A nuk patet dallime substanciale më PDK kur ata vidhnin,plaqekiteshin duke e shkaterruar për çdo ditë e më shumë shtetin,a nuk patet dallime substanciale me PDK edhe për shumë çeshtje tjera kurciale për vendit,po ju prap sa hërë qe ajo ju thirrte i delshit në ndihmë.

Thjeshtë ju të LDK në këtë moment nuk jeni ne nivel te situates nëpër te cilën po kalon vendi për ta hjekë nga barra një parti te keq korruptive,skandaloz me afëra te shumta e deri në shkterrim të shtetit.

Këte nuk mund ta bëjë veçmas as LDK e as LVV por të bashkuar po,por si duket LDK nuk ësht e gateshme sepse akoma ka nastalgji për PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat