Veseli: Ngasësit e automjeteve të respektojnë rregullat në trafik - Bota Sot
Veseli: Ngasësit e automjeteve të respektojnë rregullat në trafik

Aktuale

Veseli: Ngasësit e automjeteve të respektojnë rregullat në trafik

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 21:00
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas raportimeve për numrin e lartë të aksidenteve në rrugët e vendit tonë.

Ai përmes një postimi në Facebook iu bën thirrje vozitësve që të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangin aksidentet.

“Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore. Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur”, porosit Veseli.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...