Lëndohen tre persona nga frenimi i shoferit të Autobusit Urban

Aktuale

Lëndohen tre persona nga frenimi i shoferit të Autobusit Urban

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar para pak çastesh në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” afër udhëkryqit ku ndodhet qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga shoferi i autobusit të Trafikut Urban i cili e ka frenuar mjetin përnjëherësh me ç`rast tre pasagjerë  janë kanë pësuar lëndime trupore.

Policia deklaroi për sinjalin se ata janë lënduar lehtë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat