“Milaim Zeka s’ka qenë kurrë në NISMA, largimi i Bajram Hasanit nuk ka lënë aspak boshllëk në parti”

Aktuale

“Milaim Zeka s’ka qenë kurrë në NISMA, largimi i Bajram Hasanit nuk ka lënë aspak boshllëk në parti”

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 19:01
Milaim Zeka dhe Bajram Hasani

Anëtarja e Kryesisë së Nisma, Valdete Bajrami, nuk ka komentuar zërat për largimin e mundshëm të Shyqiri Bytyqit nga kjo parti drejt AAK-së.

“Për këtë gjë do të duhej të pyetej vet ai”, është përgjigjur Bajrami.

Ndërkaq largimi dhe aderimi zyrtar i Bajram Hasanit në partinë e Ramush Haradinajt, sipas saj nuk ka lënë aspak boshllëk.

“Nisma nuk varet nga një individ. Fryma e Nismës po përkrahet në Gjilan ku dhe ka aktivitete të shumta. Çdo mbrëmje jam me rininë, gratë… dhe fryma ka ndryshuar pozitivisht”.

Ajo ka thënë se Hasani ka pasur për qëllim dëmtimin e partisë që drejton Fatmir Limaj.

“Kanë tentuar ta dëmtojnë Nisman nuk ia kanë dalë. Është çështje individuale, mund të ndodhë edhe tash. Unë e di opsionin e Haradinajt për Bajramin. Unë dhe Limaj i dimë rrethanat si është bërë ky transfero.. Nëse na vjen rasti është mirë të ballafaqohemi dhe të shohim si kanë rrjedhur gjërat”.

Kurse për deputetin Milaim Zeka që në muajt e fundit ka themeluar parti, Bajrami ka thënë se ai kurrë s’ka qenë pjesë e tyre.

“Milaim Zeka s’ka qenë asnjëherë në Nisma. Limaj ka qenë korrekt me të në momentin e futjes në listë, por ai nuk ka pasur asnjë obligim ndaj partisë.  Partitë tjera ia kanë pamundësuar futjen në listë. Por ne falënderojmë për kontributin e asaj periudhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat