Demaliaj i reagon ashpër Rexhep Selimit: E quan gjeneral manekeni

Aktuale

Demaliaj i reagon ashpër Rexhep Selimit: E quan gjeneral manekeni

Nga: V.R Më: 12 gusht 2019 Në ora: 20:15
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit duke e quajtur gjeneral manekeni.

Ai, është shprehur i habitur për tendencën e Selimit duke dëshiruar – sic tha ai – ta mësoj Ramushin si të sillet në të drejtën e vet në gjykatë.

Postimi tij i plotë:

Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë.!!

Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!!

Shumë e ke mbrojtur ti UÇK-në prej demobilizimit e deri sot..!! Bash as ndi nuk ta ka për atë punë..!! Veç ke prit e ke përcill komandanta e vet, qysh ka thonë Ramushi ,, asnji therrë hy s’të ka’’..!!

Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit..!!

Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë..!! I dyti dhe tani do të triumfoj..!!

Por po më vije keq në çfarë derexhe ke ardhë Rexhep Selimi..!!

Lidhur me këtë fajësi që po e përmend kam nji pytje për ty..!!!

A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson..!!

Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke thy shumë rrastë..!!!

Ti pshu......a votat që i merr..!! Marre..!!

Me falni miç pë këtë fjalën e fundit por nga mllefi i paftyrësisë së Rexhës ndaj shokëve të luftës e kam..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat