Flet Albin Kurti pas takimit me Isa Mustafën: Ja për çka u morën vesh

Aktuale

Flet Albin Kurti pas takimit me Isa Mustafën: Ja për çka u morën vesh

Nga: N.Sh Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:08
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

(E plotësuar) -  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë mbajtur një takim sot.

Në këtë takim, kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka treguar se me 22 gusht dy grupet parlamentare LDK-LVV do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin.

Ata kanë konstatuar që shpresa po rikthehet te qytetarët.

Postimi i plotë:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.

Përfundon takimi Mustafa-Kurti

Ka përfunduar takimi mes liderëve opozitarë, Isa Mustafës së LDK-së dhe Albin Kurtit të Vetëvendosjes.

Askush nuk është deklaruar për media se çfarë është biseduar në takim e as nëse ka ndonjë marrëveshje.

Të dy liderët kanë dal nga hyrja prapa restorantit ku ndodheshin që të mos deklarohen për media.

Besohet se ndonjëri nga ta gjatë ditës do të njoftojë për bisedën që kishin.

Ky takim vjen pak ditë para datës kur është caktuar shpërndarja e Kuvendit. Nuk dihet ende, nëse Kosovë do të ketë zgjedhje apo jo.

Situata e krijuar në Kosovë vjen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas ftesës që mori nga gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

***

Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.

Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.

Në këto qaste, një takim po mbahet me dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorante e kryeqytetit. Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat