Nënkryetari i PDK-së tregon a do të negociojnë për postin e kryeministrit dhe me kë duan koalicion

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së tregon a do të negociojnë për postin e kryeministrit dhe me kë duan koalicion

Nga: A.ZH Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:58
PDK

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti do ta dëshmojë në zgjedhje se gëzon besim të madh të qytetarëve.

Ai ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm dhe se atë nuk ua lënë më partnerëve të koalicionit, përcjell Bota sot.

Ndërsa, sa i përket koalicioneve paszgjedhore, Hoxhaj ka thënë se ato parti që nuk kanë kurajo që të bashkohen me PDK-në, nuk do të jenë pjesë e Qeverisë, të cilën sipas tij, do ta udhëheq PDK-ja.

Reagimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje. Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit.

Në këto zgjedhje ne do të hyjmë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm.

Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim. Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat