Peci: Kushdo që të bëhet kryeministër, taksën ndaj Serbisë duhet ta heq menjëherë

Aktuale

Peci: Kushdo që të bëhet kryeministër, taksën ndaj Serbisë duhet ta heq menjëherë

Nga: V.R Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Publicisti dhe njohësi i politikave ndërkombëtare, Lulzim Peci, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se pas deklaratës së përbashkët të qeverive të vendeve të kuintit është bërë e qartë se tarifa 100% është e paqëndrueshme dhe se çfarëdo qeverie që do të formohet në të ardhmen, punën e parë që duhet ta bëj, është ta heq atë, shkruan “Bota sot”.

Më tej, Peci, theksoi se kryeministri i ardhshëm do ta ketë detyrën më të vështirë nga të gjithë kryeministrat e kaluar.

Postimi plotë i tij:

Pas deklarates se perbashket te qeverive te vendeve te kuintit eshte bere e qarte se tarifa 100% eshte e paqendrueshme, dhe se cfaredo qeverie qe do te formohet ne te ardhmen, ajo punen e pare qe duhet ta beje eshte heqja e saj, dhe perfundimi i dialogut me Serbine.

Tani pasi jemi mbeshtetur per muri, kam frike se e kemi humbur edhe rastin qe te bejme pezullimin e kushtezuar te tarifave.

Kryeministri i ardhshem i Kosoves do ta kete detyren me te veshtire nga te gjithe kryeministrat e kaluar, pasi do te jete pergjegjes per arritjen e marreveshjes me Serbine dhe sigurimin e 2/3 te votave te deputeteve.

Keto rrethana imponojne nje qeveri te gjere, e cila veshtire se do te kete kapacitet te zbatoj reformat me se te nevojshme per ecjen perpara te vendit tone.

Per kete arsye, eshte shume e mundshme qe pas nenshkrimit te marreveshjes dhe zbatimit te konsiderueshem te saj, do te kemi perseri zgjedhje, dhe ate me se shumeti pas dy viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat