Kadri Veseli, takon bashkëluftëtarët, bënë plane si të luftohet korrupsioni siç u luftu dikur Serbia

Aktuale

Kadri Veseli, takon bashkëluftëtarët, bënë plane si të luftohet korrupsioni siç u luftu dikur Serbia

Nga: V.R Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:57
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është takuar sot me disa nga bashkëluftëtarët e vet, me të cilët në bashkëbisedim e sipër, kanë përkujtuar çastet e ngjarjes së 20 viteve më parë, atë të luftës kundër Serbisë.

Në atë kohë, thotë Veseli, u luftua me guxim dhe ndaj erdhi fitorja. Sot, me po të njëjtin intenzitet, sic tha Veseli, duhet të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi.

Postimi tij i plotë:

Takova sot një grup ish-ushtarësh të UÇK-së. Kishim shumë për çfarë të flisnim, kujtuam ditët e luftës kur të gjithë ishim më të rinj e më të pashëm. Mirëpo mbi të gjitha bashkëbiseduam për dhimbjen që kemi kur shohim se fëmijët po na largohen nga vendi për të cilin kemi luftuar. Ky është dështimi ynë, duhet ta pranojmë.

Ne luftuam me guxim 20 vjet më parë dhe fituam. Megjithatë sot na duhet të luftojmë për një vend të zhvilluar. Bashkëluftëtarët më thanë se nuk luftuan që disa njerëz të gëzojnë privilegje e përfitime që nuk i meritojnë. Ata luftuan në mënyrë që të krijonim një shtet të demokratik me një ekonomi të lirë e të ndershme, me mundësi të barabarta, vlera perëndimore dhe partneritet me aleatët tanë.

Prandaj sot nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet ta mposhtim korrupsionin dhe nepotizmin, ashtu siç kemi mposhtur armiqtë 20 vjet më parë. Nuk është një luftë e lehtë, ka shumë pengesa para nesh, por duhet ta fitojmë, së bashku, për veteranët, për të ardhmen e familjeve tona, për rininë, për Kosovën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat