Zv/ministri i Mbrojtjes reagon pas takimit Mustafa-Kurti

Aktuale

Zv/ministri i Mbrojtjes reagon pas takimit Mustafa-Kurti

Nga: G.B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:47
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar pas takimit të sotëm në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kafja e ‘Zajednicës’, siç ai e ka quajtur takimin e tyre, ishte pa kurrfarë mesazhi.

Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë:

Kafja e “Zajednicës” pa kurrfarë mesazhi për shtetin

Paramendojeni nëse Isa dhe Albini, sot pas kafes së ‘Zajednicës’, do të jepnin një deklaratë të përbashkët që:
- Territori i shtetit të Kosovës nuk vendoset në pazar me asnjë çmim;
- Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë pa njohje - nuk mund kush të merr paratë e Kosovës dhe me to të luftojë shtetin e Kosovës;
- Nuk mund të ketë asnjëherë ‘Zajednicë’ me kompetenca ekzekutive, qysh e pati nënshkruar Isa dhe e pati kundështuar Albini, e që në fakt e ndali Ramushi!

Ose, bile të kishin thënë që do ta miratojnë Ligjin për Prishtinën...ups, më falni, e paska kryer edhe këtë Ramushi.

Ose, të thonin që Pallatin e Rinisë po ia kthejmë Prishtinës...ups më falni, edhe këtë e paska bërë Ramushi!

Ligjin e Pagave...ups e ka bërë Ramushi!
Ligjet e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes...ups e ka bërë Ramushi.
Fuqizimin e Komunave me prona...ups e ka bërë Ramushi.
Ligjin për ndaljen e Kazinove...ups e paska bërë Ramushi.
Rritjen 100 për qind të pagave për Gjykatës e Prokurorë...ups e ka bërë Ramushi.
Pagesën e borxhit për Policët dhe Zjarrëfikësit...ups e paska bërë Ramushi.
Luftimin e drogave nëpër shkolla...ups e paska bërë Ramushi.

Rendi ka qenë t’i japin bile disa qëndrime.
Po, nejse. Ata e dinë!
Ka plotë tema tjera që mund të flasin e të flasim. Këtu jemi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat