Vetëvendosje tallet me Uran Ismailin, pasi ky i fundit kritikoi takimin Mustafa-Kurti

Aktuale

Vetëvendosje tallet me Uran Ismailin, pasi ky i fundit kritikoi takimin Mustafa-Kurti

Nga: D.RR Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:51
Uran Ismail

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, i ka reaguar Uran Ismailit, pasi nënkryetari i PDK-së deklaroi se “Albin Kurti po i përulet Isa Mustafës”.

Abazi u shpreh se PDK është në panik pas negociatave mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje rreth mundësisë së formimit të një koalicioni mes dy partive opozitare.

“Një shpërthim i panikut të PDK-së, si ky që sapo tregoi publikisht Uran Ismajli, do të jetë normale edhe në vazhdim nga ana e përfaqësuesve të PDK-së sepse po vjen”, ka shkruar Abazi në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

Ai shkroi në shkrimin e tij të publikuar në Facebook “#QeveriaKurti”, me të cilën paralajmëroi ardhjen e qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat