Deputeti i LDK-së godet koalicionin PAN: PANika e ndryshimit po i prek ata që degraduan këtë shtet

Aktuale

Deputeti i LDK-së godet koalicionin PAN: PANika e ndryshimit po i prek ata që degraduan këtë shtet

Nga: G.B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 17:18
Ilustrim

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se PANika e ndryshimit po i prek ata që degraduan këtë shtet dhe kjo flet se po fillon një epokë e re për Kosovën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ikja e PAN-it paraqet panik për keqpërdorueseit, e është lajm i mirë për qytetarët.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kur PANika e ndryshimit i prek ata që degraduan këtë shtet, kjo flet se po fillon një epokë e re për Kosovën. Ikja e PANit nga Qeverisja e Kosovës , krijon kushtet e vënjes në binarë të Kosovës së re , ku patriotizëm do jetë mosvjedhja e parasë publike, lufta do jetë kundër zhvatësve, puna do jetë për shtet të së drejtës , me ekonomi , arsim e shëndetësi moderne. Ikja e Panit, paraqet panikë për keqperdoruuesit e lajm i mirë për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat