Deda thumbon PDK-në, ua përmend humbjen - Bota Sot
Deda thumbon PDK-në, ua përmend humbjen

Aktuale

Deda thumbon PDK-në, ua përmend humbjen

Nga: G.B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:30
Ilir Deda

Deputeti Ilir Deda, ka thumbuar PDK-në, pas reagimeve që bënë, pas takimit Mustafa-Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është më ndershëm që të humbet pushteti me dinjitet, se sa të shfaqet aq haptas paniku, përcjell Bota sot.

“Asnjë garë zgjedhore nuk është jetë o vdekje. Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar, rreth një programi të saktë e ambicioz qeverisës”, ka shkruar Deda ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Më ndershëm është me e kuptu dhe me e humbë pushtetin me dinjitet, se sa me e shfaqë aq haptas panikun.
Nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme.
Rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen, si për ata që dalin në opozitë. Ky është thelbi i demokracisë dhe i shoqërive të lira.
Asnjë garë zgjedhore nuk është jetë o vdekje.
Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm
opozita e bashkuar, rreth një programi të saktë e ambicioz qeverisës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...