Kështu e komentojnë takimin Mustafa-Kurti nga PDK dhe VV

Aktuale

Kështu e komentojnë takimin Mustafa-Kurti nga PDK dhe VV

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:44
Kurti dhe Mustafa

Pak ditë para seancës se 22 gushtit, ku pritet të shpërbëhet Kuvendi, janë takuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa.

Takimin e sotëm, ata e kanë zhvilluar në një nga lokalet në kryeqytet megjithëse u panë nga mediat edhe pse donin të mos vërheheshin. Kjo pasiqë pas takimit, u raportua se dyshja Mustafa – Kurti kanë ikur nga mediat.

Mirëpo më pas, të dy njoftojnë lidhur me takimin përmes llogarive të tyre në Facebook. Mes shumë reagimesh, pati edhe nga PDK-ja, figura të cilat ia kujtojnë Isa Mustafës të bëmat e Vetëvendosjes ndaj tij personalisht dhe ndaj Qeverisë që kishte udhëhequr Mustafa.

Elmi Reçicen nga PDK-ja  e ka quajtur  takim të pakuptimtë. Sipas tij duhet të kujtohen raportet e tyre armiqësore që kanë pasur këta dy lider.

Ndërkohë, med aka biseduar  me deputetin e VV’së, Rexhep Selimi, i cili thotë se kritikat duhet t’i ruajnë që t’i adresojnë si opozitë e ardhshme.

“Askush, e aq me tepër PDK, nuk e ka nën patronat LDK-në as relacionin me subjekte politike. Pikërisht shqetësimi i PDK-së për këtë takim e bën atë takim të duhur drejt ndryshimit. PDK-ja edhe ashtu tashmë është pajtuar që do të jetë opozita e ardhshme. Le t’i ruajnë këto kritika që të na i drejtojnë kur të rreshtohen në uleset e opozitën në legjislaturën e ardhshme”, ka thënë Selimi.

Kujtojmë se ndër më të zëshmit qe ka reaguar sot nga PDK, ishte Uran Ismaili, i cili përmes një postimi në FB, vec tjerash ka pyetur votuesit e Vetëvendosjes se ‘si po ndihen pas takimit Mustafa – Kurti’.

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka reaguar poashtu duke thënë se ‘PDK po i qet shqelmat e fundit’. LDK dhe Vetëvendosje kanë nisur t’i ndreqin raportet prej disa kohësh, megjithëse kjo histori raportesh nuk ka qenë gjithnjë e mirë. Vetëvendosje e kishte sulmuar me vezë, me gaz e molotov Isa Mustafën, në kohën sa ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat