Rugova: Ndryshimi më afër se kurrë, Vetëvendosje është gati

Aktuale

Rugova: Ndryshimi më afër se kurrë, Vetëvendosje është gati

Nga: V.R Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:53
Vetëvendosje

Ish-drejtori në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Rugova, është deklaruar se ndryshimi vërtet që po na pret s’është vec një ndryshim i thjeshtë pushtetesh por ndryshim i sistemit të vlerave që po përqafojmë, shkruan “Bota sot”.

Postimi tij i plotë:

Ndryshimi i vërtetë që po na pret nuk është ndryshim i thjeshtë pushtetesh, por ndryshim i sistemit të vlerave që po përqafojmë.

Deri tash vlerë ka qenë aftësia për mashtrim, manipulim dhe përvetësim, duke krijuar gënjeshtra të atilla që një grup i vogël njerëzisht të përfitojnë duke mbetur në pushtet.

E me ndryshimin, vlerat që të gjithë po i presim janë ato të një shteti të barabartë e të drejtë për të gjithë, me fokus në arsim e shëndetësi. Shtet ku zhvillimi ekonomik bëhet pa hile dhe në dobi të të gjithëve.

Me ndryshimin ne po e presim një mundësi për zhvillim shoqëror, kulturor, intelektual e ekonomik. Me cilësi jetese ekuivalente me qytetarët e vendeve të zhvilluara perëndimore.

Ka qenë kjo ëndërr që e kemi pasur në mendjen tonë kolektive qysh në fillim të luftës tonë për liri. Sepse liria për ne gjithmonë ka nënkuptuar edhe lirinë për zhvillim dhe emancipim shoqëror.

Këtë ndryshim e kemi shumë afër ta prekim. Na duhet veç edhe pak punë me durim. Na duhet ta çojmë këtë përballje deri në fund!

#vetëvendosje #ndryshimi #povjen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat