Kujt duhet t’i jepet posti i kryeministrit, e kujt ai i kryeparlamentarit sipas Adriatik Kelmendit

Aktuale

Kujt duhet t’i jepet posti i kryeministrit, e kujt ai i kryeparlamentarit sipas Adriatik Kelmendit

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:58
Adriatik Kelmendi

Gazetari dhe analisti politik, Adriatik Kelmendi ka propozuar që në zgjedhjet e parakohshme, të cilat pritet të mbahen në fillim të tetorit, secila parti të futet si e vetme në zgjedhje/

Sipas tij, nëse vërtet duan të jenë të sinqerta dhe të drejta me përkrahësit dhe votuesit e tyre, partitë e sotme parlamentare duhet të nënshkruanin një pakt mes tyre.

Madje, ai ka paraqitur edhe një formulë sesi duhet zgjedhur postet mes partisë fituese dhe asaj pasuese.

“Të shkohet pa koalicione në zgjedhje. Fituesi i zgjedhjeve e fiton me automatizëm të drejtën për ta pasur kryeministrin, kurse partia e dytë në koalicion pasgjedhor e ka kryeparlamentarin”, ka shkruar fillimisht ai.

“Në këtë mënyrë as nuk do të kishte bllokada në formim të insitucioneve, as nuk do të kishte shantazhe nga partitë “më të vogla”, as pazare të megaqeverive për të krijuar ministri për apetite individësh, si dhe më e rëndësishmja – nuk do të tradhëtohej votuesi. Pastër, drejtë, korrekt!”, ka përfunduar shkrimin e tij ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat