Aliu: Afrimi i VV-së me LDK-në për ta evituar një “PAN 2” - Bota Sot
Aliu: Afrimi i VV-së me LDK-në për ta evituar një “PAN 2”

Aktuale

Aliu: Afrimi i VV-së me LDK-në për ta evituar një “PAN 2”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:02
Liburn Aliu

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se afrimi i Vetëvendosjes me LDK-në po ndodhë për të evituar një koalicion “PAN 2”.

“Rreziku që pak para orës 24:00 të krijohet ndonjë koalicion ekziston. Por atëherë nuk do të ketë ndryshime. Ne do të donim të shkojmë vetë në zgjedhje, por për shkak të këtij rreziku ne nuk përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me subjekte tjera”, ka thënë Aliu, për RTK.

Aliu ka theksuar në televizionin publik se ekziston vullnet i mirë për bashkërendim të veprimeve mes LDK-së dhe VV-së dhe se duan që të ndihet fitorja para zgjedhjeve.

Sipas tij, Kosova është para falimentimit, ku qeverisja është stërkequr dhe ka degraduar.

Aliu ka theksuar se takimi mes dy liderëve të partisë ka siguruar që më 22 gusht votohet shpërndarja e Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...