Vazhdojnë pritjet, kjo është gjendja në pikat kufitare

Aktuale

Vazhdojnë pritjet, kjo është gjendja në pikat kufitare

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Mërgimtarët që i kanë kryer pushimet në Kosovë dhe po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në pikën kufitare të Merdarës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare në dalje, udhëtarët duhet të presin deri një orë e gjysmë. Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, në Vermicë pritjet janë deri në gjysmë orë ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta.

Pikëkalimet tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara, dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimumi 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat