Vendet e NATO-s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet - Bota Sot
Vendet e NATO-s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet

Aktuale

Vendet e NATO-s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Mediat e huaja kanë shkruar për pesë vendet më të fuqishme të QUINT’it, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat sot i kanë bërë thirrje Kosovës të heq taksën dhe të rinisin bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare

Kosova dhe Serbia sot kanë qenë në fokus të disa prej mediave më të njohura në botë si Deutche Welle e Reuters.

“Shtetet e NATO’s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet”, kështu e fillon artikullin Deutsche Welle

Ndërsa, Reuters, shkruan se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen sa më shpejt në tavolinën e bisedimeve, dhe të rinisin dialogun për një marrëveshje finale.

Kujtojmë se ndaj kësaj thirrje të 5 vendevëe të QUINT’it kanë reaguar liderë të shumtë të dy vendet, por që nuk ka pasur ndonjë përgjigje konkrete.

Kujtojmë se bisedimet mes dy vendeve janë ndalur tashmë e disa muaj, që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi fillimisht 10 e më pas 100 përqind taksë ndaj produkteve serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...