Ambasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit - Bota Sot
Ambasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit

Aktuale

Ambasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si dhe ndalimin e propagandës  së Serbisë në arenën ndërkombëtare.

E lidhur me këtë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve të 90-ta.

Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të 90-ta. I bëj thirrje Kosovës e Serbisë t’i rihapin negociatatat e mbështetura nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe t’i shmangen veprimeve që do të pamundësonin arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkruar Scott në profilin e tij në Twitter.

Ndaj kërkesës së QUINT-it ka reaguar dje edhe Qeveria e Kosovës.

Nga zyra e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj kanë thënë për lajmi.net se ata nuk lëvizin nga qëndrimet e veta për taksën dhe dialogun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...