“Brukselit nuk po i konvenon të zgjidhë fatin e të pagjeturve” - Bota Sot
“Brukselit nuk po i konvenon të zgjidhë fatin e të pagjeturve”

Aktuale

“Brukselit nuk po i konvenon të zgjidhë fatin e të pagjeturve”

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 12:41
Debati publik ,,Temat (jo) aktuale të dialogut të Brukselit – temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?’’

(E plotësuar) - Në mungesë të gatishmërisë së Prishtinës dhe Beogradit për të zgjidhur çështjen e të pagjeturve, Brukseli zyrtar nuk ka bërë ndonjë tentativë për të diskutuar për këtë çështje.

Kështu u tha gjatë debatit publik ,,Temat (jo) aktuale të dialogut të Brukselit – temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?’’, ku u apelua që fati i personave të pagjetur të vendoset në tavolinë.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur në Prishtinë, Bajram Çerkini, tha se më e rëndësishmja është që të zgjidhet fati i të pagjeturve.

Ai kritikoi politikën por edhe Brukselin, që nuk kanë bërë atë që familjarët kanë kërkuar. Sipas tij, në këtë drejtim nuk po punohet pasi siç tha ai, politika ka kapur disa punë tjera e jo këtë çështje kaq të rëndësishme.

Çerkini: Brukselit nuk po i konvenon të ketë qetësi në këto treva

“As Brukselit nuk po i konvenon të ketë qetësi në këto treva, të cilat ne mundohemi të kemi qetësi dhe të shkojmë përpara. Do të thotë politika pengon, por edhe Brukseli nuk e ka qëllimin e mirë për shkak se plot 20 vjet nuk e mbanë një takim, edhe pse në fillim kanë thënë se: ‘duhet të mbahet takimi për persona të pagjetur’... Neve na është premtu si te presidenti, si të kryeministri, kryeparlamentari, mu dhe këtyre rreth meje se: ‘kjo gjithqysh do të mbahet vitin e kalum’, e mjerisht deri më sot nuk është mbajtur”, tha ai.

Ai tha se është turp që u thonë se nuk e dinë ku janë të pagjeturit, kur ka mjaft fakte për lokacionet se ku gjenden trupa të të pagjeturve.  

Edhe koordinatori i Shoqatës së familjeve serbe të kidnapuara dhe të zhdukura, Milorad Trifunović, u shpreh se një nga premtimet e para që janë dhënë në Bruksel ka qenë zbardhja e fatit të të pagjeturve.

I zhgënjyer me punën e institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë për të zbardhur fatin e të pagjeturve, ai tregoi se vetëm UNMIK-u dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë diçka në këtë drejtim me anë të disa radarëve, porse shtoi se radarët nuk ishin mjaft efektiv.

Ai tha se të gjithë kriminelët duhet të dënohen, ndërsa institucionet gjegjëse duhet të kryejnë punën e tyre.

Trifunovic: Po të donin ndërkombëtarët do të kishim numër të përgjysmuar të të pagjeturve

“Po të donin ata [ndërkombëtarë], ne do të kishim shumë më pak probleme dhe numër dyfish më të vogël të personave të zhdukur... 8:24 Është në pyetje se sa ndërkombëtarët duan të zgjidhin këtë çështje dhe cili është interesi i tyre. 60 përqind e serbëve është zhdukur pas ardhjes së KFOR-it në Kosovë. Atëherë pa, kur është dashur të ruhet populli, ata kanë ardhur për këtë arsye, për të ruajtur demokracinë dhe personat që janë vrarë, zhdukur e shkatërruar. Përse nuk e kanë realizuar mandatin, pse nuk i kanë mbrojtur, pse kanë shikuar sesi njerëzit po vrasin. Ata e kanë ditur që në Kosovë është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë i kisha lutur politikanët e tanishëm në Serbi, në Kosovë dhe në tërë botën, që të mos lejojnë që fëmijët e personave të zhdukur të marrin në dorë çështjen e tyre. Të merren institucionet që janë përgjegjëse për këtë”, u shpreh ai.  

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu tha se çështja e të pagjeturve ka qenë një frymë kurciale për Brukselin, porse kjo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, rehatimi i shpirtrave të familjarëve të të pagjeturve duhet të merret më seriozisht nga skena politike dhe që të ketë bashkëpunim të ndërsjellët për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Spahiu: Qeveritë në Prishtinë dhe Beograd janë përgjegjëse që nuk kanë iniciuar çështjen e të pagjeturve në Bruksel

“Mendoj se qeveritë në Prishtinë dhe në Beograd, të cilat nuk e kanë iniciuar këtë temë, janë përgjegjëse që nuk kanë tentuar të merren me këtë temë”, tha ai.

Edhe kryetarja e Shoqatës së grave biznesmene ,,Avenyja’’ nga Laplasella, Gordana Đorić, tha se qeveritë në Prishtinë dhe në Beograd janë përgjegjëse për faktin se familjet ende ballafaqohen me dhembjen për të pagjeturit.

Doriq: Problemi më i madh është mosrespektimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani     

“Për mua problemi më i madh është mosrespektimi, moszbatimi i këtyre marrëveshjeve për të cilat vite më parë janë marrë vesh politikanët tanë”, u shpreh ajo.

“Brukseli nuk dëshiron që të bisedojë për zbardhjen e fatit e të pagjeturve’

Brukseli nuk dëshiron që të bisedojë për zbardhjen e fatit e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndërsa për këtë qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë fajtoret kryesore pasi nuk kanë inicuar një gjë të tillë.

Kështu u tha gjatë debatit publik ,,Temat (jo) aktuale të dialogut të Brukselit – temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?’’, ku u apelua që fati i personave të pagjetur të vendoset në tavolinë.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur në Prishtinë, Bajram Çerkini, tha se më e rëndësishmja është që të zgjidhet fati i të pagjeturve. Ai kritikoi politikën por edhe Brukselin, që nuk kanë bërë atë që familjarët kanë kërkuar.

Sipas tij, në këtë drejtim nuk po punohet pasi siç tha ai, politika ka kapur disa punë tjera e jo këtë çështje kaq të rëndësishme.

"As Brukselit nuk po i konvenon që të ketë qetësi në këto treva. Do të thotë politika pengon, por edhe Brukseli nuk e ka qëllimin e mirë sepse nuk është mbajtë takimi. Neve na kanë premtuar kjo do të bëhet vitin e kaluar por nuk u bë", tha ai.

Edhe koodinatori i Shoqatës së Familjeve Serbe të Kidnapuara dhe të Zhdukura, Milorad Trifunović, u shpreh se një nga premtimet e para që janë dhënë në Bruksel ka qenë zbardhja e fatit të të pagjeturve. Ai tha se të gjithë kriminelët duhet të dënohen, ndërsa institucionet përgjegjëse duhet të kryejnë punën e tyre.

"Po të donin ata, ne do të kishim shumë më pak probleme dhe numër dyfish më të vogël të personave të zhdukur. Por, ata keqpërdorin kërkesat tona, dhe punojnë vetëm për të marrë vota. Ata duhet të tregojnë pse nuk e kanë realizuar asnjë premtim të dhënë, përveç UNMIK-ut dhe Kombeve të Bashkuara që kanë sjellë një radar por që nuk ka sjellë rezultate. Teknika është e lehtë dhe lehtë mund të gjenden masakrat, por problemi është se çka duhet të bëhet. 60 përqind e serbëve janë zhdukur pas ardhjes së KFOR-it në Kosovë. Pse nuk e kanë ruajtur popullatën ata", tha ai.

Sipas tij, asnjëherë nuk kanë dëgjuar se në Bruksel po flitet për personat e zhdukur. Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu tha se çështja e të pagjeturve ka qenë një frymë kurciale për Brukselin, porse kjo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, ‘rehatimi i shpirtrave’ të familjarëve të të pagjeturve të merret më seriozisht nga institucionet dhe që të ketë bashkëpunim të ndërsjelltë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kryetarja e Shoqatës së grave biznesmene ,,Avenyja’’ nga Laplasella, Gordana Đorić, tha se personat e zhdukur dhe të kidnapuar janë pika më e dobët për familjet dhe për shoqërinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...