Ambasadori britanik reagon ashpër në lidhje me formimin e qeverisë pa zgjedhje

Aktuale

Ambasadori britanik reagon ashpër në lidhje me formimin e qeverisë pa zgjedhje

Nga: G.B Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:30
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me deklaratën e Qunitit.

Ai ka thënë se ka lexuar komente që pretendojnë se deklarata e Quintit ishte thirrje për formim të qeverisë së re pa zgjidhje, e këtë e ka quajtur marrëzi, përcjell Bota sot.

O’Connel ka thënë se rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe të gjithë rajonit dhe për këtë ata duan që Kosova të përgatitet për të biseduar sa më shpejt që është e mundur.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Çështja e zgjedhjeve apo jo është tërësisht për Kosovën.

Kam lexuar "komentues" që pretendojnë se deklarata e Quint ishte një thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje. Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur as se çfarë mendojmë? Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keq informuar.

Por rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat