Ky është lajmi i fundit për koaliconin LDK-VV - Bota Sot
Ky është lajmi i fundit për koaliconin LDK-VV

Aktuale

Ky është lajmi i fundit për koaliconin LDK-VV

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:35
Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur sot për mundësinë që partia e tij të ketë një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne po zhvillojmë takime me përfaqësues politikë që para zgjedhjeve të ketë garanci që do ketë ndryshim të madh në këtë vend”, ka thënë Aliu në një konferencë për media.

“Një nga mundësitë e ndryshimit është çështja e koalicionit parazgjedhor. Këto mundësi po diskutohet dhe besoj do ketë rezultate. Jemi në rrugë që diçka e tillë të ndodhë”, tha ai.

Është forcuar bindja se një koalicion mes dy partive më të mëdha në vend do të ndodhë. Dje dy kryetarët e këtyre partive patën një takim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...