Zyrtari i VV-së zbulon se çka po e tremb Uran Ismailin

Aktuale

Zyrtari i VV-së zbulon se çka po e tremb Uran Ismailin

Nga: A.Zh Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:14
Uran Ismaili

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar së fundmi se do të luftojë korrupsionin në këtë parti.

Këtë deklaratë të tij e ka komentuar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, i cili ka thënë se kjo reformë i ka detyruar drejtuesit e PDK-së që të rrahin veten me shuplaka, përcjell Bota sot.

E ai këtu ka thumbuar edhe Uran Ismalin, për të cilin, ka thënë se po “trembet”.

“Kadri Veseli po thotë se do luftojë korrupsionin në PDK, dhe thuhet se kjo reformë ka nisur duke i detyruar drejtuesit e kësaj partie ta rrahin veten me shuplaka serioze. Hapi i dytë do të jetë vetëfshikullimi me kamxhik kuajsh. Kjo e ka trembur Uran Ismalin me gjasë”, ka shkruar Zaimi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat