Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Tomor Morina është liruar nga paraburgimi nga burgu i Shutkës.
Para se të nisej Tomori për Gjakovë, deputeti i BDI-së Artan Grubi ka publikuar disa foto, ku ka treguar se e kanë përcjellur ish ushtarin e UÇK-së për Kosovë.
Postimi i plotë:
Tomor Morina i lirë dhe rrugës për Kosovë.
Në emër të Kryetarit Ahmeti, bashkë me nënkryetarët Duraku dhe Mexhiti, Blerim, Ejupin, Kreshnikin, Muharremin, Sadushin, uruam Tomorin pak çaste pas lirimit dhe e përcollëm për Kosovë.