Pse dha dorëheqje Ramush Haradinaj, sipas Milaim Zekës?

Aktuale

Pse dha dorëheqje Ramush Haradinaj, sipas Milaim Zekës?

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:47
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka vlerësuar se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës nuk ka qenë ftesa për të nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës, Haradinaj ka vendosur të lërë postin e tij, pas fjalëve që partneri i koalicionit, Kadri Veseli, i ka bërë për Haradinajn dhe raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli kishte deklaruar se Haradinaj po komunikonte me amerikanët sikur me serbët.

“Gjë s’ka të bëjë dorëheqja e Haradinajt me Gjykatën Speciale”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”. “Absolutisht jo”, ka theksuar ai.

“Nëse do të ishte ngritur aktakuzë ndaj tij, do të kishte qenë e arsyeshme”, ka thënë Zeka, duke folur për dorëheqjen e Haradinajt.

Ai ka bërë të ditur se ka qenë në dijeni se Ramush Haradinaj do të ftohej nga Gjykata Speciale. Zeka ka thënë se ky institucion i drejtësisë do ta ftojë edhe vëllain e kryeministrit në largim, Daut Haradinaj.

“Për hir të bacës Hilmi, nuk e kam bërë publik faktin që edhe Ramushi, edhe Dauti kanë me qenë të ftuar”, ka deklaruar Zeka, duke iu referuar babait të ndjerë të Haradinajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat