Përkujtohet Arbën Xhaferi, Thaçi: Formësuesi i identitetit evropian të shqiptarëve

Aktuale

Përkujtohet Arbën Xhaferi, Thaçi: Formësuesi i identitetit evropian të shqiptarëve

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 08:15
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar në shtatë vjetorin e vdekjes, politikanin shqiptar, Arbën Xhaferin.

Ai ka thënë se trashëgimia e tij intelektuale, do t’i shërbejë shqiptarëe si frymëzim për modernizimin e shoqërisë.

Ky është postimi i Thaçit:

Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat