Veseli nga Letnica me mesazhe bashkimi për shqiptarët

Aktuale

Veseli nga Letnica me mesazhe bashkimi për shqiptarët

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:01
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli u është bashkuar sot besimtarëve katolikë në një festë shumë të veçantë të tyre që mbahet përvitshëm në Letnicë.

Nga aty, Veseli ka shpërndarë mesazhe bashkimi për shqiptarët që jetojnë dhe e festojnë manifestimin tradicional kushtuar “Zojës së Madhe” në Shkodër, Lezhë, Ulqin dhe Tivar.

“Sonte u bashkova me besimtarët katolikë në Letnicë të Vitisë, me rastin e manifestimit tradicional fetar të përvitshëm kushtuar “Zojës së Madhe”.  Ky është një vend i bukur që ia vlen të vizitohet. Mijëra besimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës dhe vende tjera, janë mbledhur në këtë festë të bukur të mbushur me shpresë, të frymëzuar nga motivet e larta shpirtërore për të demonstruar adhurim ndaj Zotit. Unë i uroj të gjithë bashkombasit katolikë pēr këtë festë të rëndësishme e cila festohet edhe në Shkodër, Lezhë, Ulqin e Tivar” ka shkruar Veseli.

Një ditë më herët, Veseli ka vizituar në Dragash xhaminë e Mlikës e ndërtuar në vitin e largët 1289.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat