VV-ja i përgjigjet LDK-së se a do të përkulet Kurti pranë varrit të Rugovës

Aktuale

VV-ja i përgjigjet LDK-së se a do të përkulet Kurti pranë varrit të Rugovës

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 20:50
A do të përkulet Kurti pranë varrit të Rugovës

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur deklaratave të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë deklaruar se ata do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen vetëm nëse Albin Kurti përkulet pran varrit të Presidentit Historik të Ibrahim Rugova.

Nga Vetëvendosje lidhur me këto deklarata kanë thënë për Insajderin se bashkëpunimi është një cështje që diskutohet në nivele të larta politike.

“Bashkëpunimi është çështje që diskutohet në nivel të lartë politik, dhe çështjet për të cilat diskutohet janë programore qeverisëse dhe modalitete qeverisëse”, ka thënë Zyra për media nga Vetëvendosje.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka thënë sot se do ta vlerësonte kontributin e Kurtit nëse do të bënte nderime pran varrit të Ibrahim Rugovës.

“Unë dua të besojë se kryetari i Vetëvendosjes, Kurti nëse ka bo homazhe pranë varrit të Alija Izetbegovicit, atëherë është e pashmangshme dhe joracionale që të mos e bëjë nderimin dhe të mos e vlerësojë kontributin e madh të ideatorit dhe arkitekti të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë sot Rugova.

Një deklaratë të tillë kishte dhënë edhe nënkryetari i LDK-së, mirëpo anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri e kishte kundërshtuar këtë deklaratë duke thënë se nuk është nevojshme të ketë kësi kushte.

“Nuk ish dashtë me pas kësi kushte, unë besoj që njerëzit reflektojnë me kohë. Nëse dikush nuk e ka kuptuar një situatë në kohën e caktime me vonë reflekton dhe nuk duhet me ia mohu të drejtën askujt që të përmirësohet”, kishte thënë Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat