Krasniqi tregon për herë të parë se në çfarë cilësie ka shkuar në Hagë dhe çfarë e kanë pyetur

Aktuale

Krasniqi tregon për herë të parë se në çfarë cilësie ka shkuar në Hagë dhe çfarë e kanë pyetur

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 23:24
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka folur për paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale, në Hagë, javë më parë.

Krasniqi ka treguar për herë të parë në emisionin “Pressing”, se ftesën nga ky institucion i drejtësisë e ka pasur “si i akuzuar”.

“Nuk kam asnjë arsye të mos e them çka më kanë thënë. Prokuroria atje më ka thënë se jam i akuzuar”, ka treguar Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Jam përgjigjur në pyetjet e para atje. Kur ka ardhur puna, më kanë pyetur se a kam avokat, iu kam thënë ‘jo’”, ka treguar ai.

“Më kanë pyetur se a dua të kem avokat zyrtar, iu kam thënë ‘jo, se s’kam nevojë’…”, ka bërë të ditur Krasniqi.

“Iu kam thënë se dua ta shfrytëzoj të drejtën time për t’u mbrojtur në heshtje”, ka kujtuar ish-zëdhënësi i UÇK’së.

“Kanë bërë prapë pyetje, përsëri iu kam thënë se e shfrytëzoj të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka treguar Krasniqi. “Pyetjet s’ishin për asnjë vepër penale të caktuar”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat